Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në Kroaci, ku nga rrokullisja e autobusit të linjës Frankfurt-Prishtinë deri tani raportohet për 10 të vdekur.

Kurti përmes një reagimi në Facebook, ka shkruar se ende nuk kanë konfirmime zyrtare për detajet e aksidentit.


“Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik në Kroaci, të një autobusi me targa të Kosovës. Ndonëse ende nuk kemi konfirmime zyrtare për detajet, lutemi të ketë sa më pak të vdekur e sa më shpejt të shërohen të lënduarit. Ministri ynë i Punëve të Brendshme po niset për Kroaci, ndërkaq drejt vendit të aksidentit te autostrada e Sllavonski Brodit tashmë është nisur ambasadori ynë në Zagreb. Me ankth e shpresë jemi pranë qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre në këto çaste të rënda. /Telegrafi/