LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi shqiptare: Vrau nipin e të dashurit, pesë vite më vonë vriten tre djemtë e saj (Video)

Tragjedi shqiptare: Vrau nipin e të dashurit, pesë vite më vonë vriten tre djemtë e saj (Video)

Kanë kaluar 11 vite prej ditës kur Liljana Mulliri Boro, nga Vidohova e Devollit, vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të ish-të dashurit të saj. Për më shumë se një dekadë, gruaja mbart në shpirt jo vetëm barrën e krimit makabër, që tronditi mbarë vendin, por edhe dramën e madhe të vrasjes së tre djemve të saj.

Mes lotësh, Liljana e cila ka mbetur fillikat e vetme, shpreh pendesë dhe pranon se është fajtore e njëherazi shkaktare e vrasjes së tre djemve që lindi dhe atij që e vrau, të cilit prej kohësh e konsideron si birin e saj.


“Jam fajtore, e pranoj. Unë jam penduar se atje janë katër djemtë e mi, jo tre djemtë e mi. Ai është djali im, unë nuk do ta ndaj atë asnjëherë, asnjëherë nuk e kam ndarë.”- shprehet Liljana Mulliri.

Nga qelitë e burgut 325, i bën thirrje ministrit të Drejtësisë, t’i ulë sigurinë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të shkonte pranë varreve te tre djemve, Taulantit, Xhiljanit dhe Edit, të cilët u vranë pesë vite pasi ajo ishte burgosur.

“Kur vete atje më duket sikur i kam gjallë. Unë në çdo moment e ndjej fjalën e tyre, dhe unë e ndjej që ata çdo moment janë me mua, edhe pse janë atje”, shprehet Liljana.

E dënuara me 25 vite burg, e konsideron veten një nënë fatkeqe dhe mes ngashërimesh thotë se i vetmi motiv qe është ende gjallë është kujtimi i djemve të vrarë pasi jeta për të mbaroi që ditën që vrau fëmijën e pafajshëm.

Liljana Mulliri, u dënua me 25 vite burg për vrasjen e Alberto Xhihanit, me xhaxhain e të cilit pati një lidhje intime. Në vitin 2010, Besim Karaj, nga fshati Thumanë i Krujës, i ekzekutoi tre djemtë e saj. Gruaja këmbëngul se Karaj u pagua për ta kryer krimin dhe se djemtë iu vranë për motive hakmarrje. Zyrtarisht, thuhet se Karaj i vrau tre djemtë e familjes Mulliri, pasi më i madhi prej tyre, Taulanti, kishte një lidhje intime me gruan e autorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori