Tragjedi në Zvicër: Italiani vret 32-vjecarin nga Drenasi

Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një italian. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit.
Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, dyshohet të jetë vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij ka jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.
Gashi është vrarë me tre plumba, përderisa po pastrohej në banjë.
Italiani i moshës 38-vjeçare, është arrestuar dhe e ka pranuar vrasjen. /Gazeta Express/
Nga
Telegrafi
05/07/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































