Një tragjedi e rëndë ka prek futbollin kroat ditën e djeshme.
Në moshën 25-vjeçare ka ndërruar jetë mesfushori kroat Burno Boban gjatë ndeshjes.
Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Marsonit dhe Slavonisë në kategorinë e tretë të futbollit kroat.
Boban ra në fushë gjatë ndeshjes dhe menjëherë iu dha ndihma e shpejtë fillimisht nga futbollistët pastaj edhe nga ambulanca që ishte prezent në stadium.
Fillimisht mjekët arritën ta kthenin në jetë falë ndihmës së tyre, por vetëm për 20 minuta pasi lojtari ndërroi jetë.
Ky rast ka prekur gjithë Kroacinë dhe pritet që edhe Kombëtarja kroate të mbajë një minutë heshtje për Bobanin.
25-vjeçari gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe për skuadrën elitare në Kroaci, NK Zagreb.
Përveç Brunos, familja Boban ka edhe një futbollist tjetër që luan në Kroaci.
Fjala është për sulmuesin e Osijekut, Gabrijel Boban i cili ka marrë leje nga klubi për të qëndruar afër familjarëve të tij. /Telegrafi/