Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugët kryesisht të thata, njoftuan nga LAMM.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrjen dhe daljen nga vendi.


LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjaleve të komunikacionit, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë./Telegrafi/