LAJMI I FUNDIT:

Tradita e Ramazanit: 3,350 tupanë do të zgjojnë banorët e Stambollit për syfyr

Tradita e Ramazanit: 3,350 tupanë do të zgjojnë banorët e Stambollit për syfyr

Praktika e kahershme e tupanëve për të zgjuar njerëzit para syfyrit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të myslimanëve do të jetë sërish në të gjithë Stambollin.

Madje, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, të paktën 3,350 njerëz me tupanë do të dalin në rrugë në 30 ditët e ardhshme.

Selami Aykut, i cili drejton një federatë në Stamboll, përgjegjës për “tupanët tradicionalë” të Ramazanit, u shpreh se Ramazani, ka shumë tradita që janë përcjellë nga e kaluara deri më tani.


Ai theksoi se zgjimi për syfyrin me tupanë është një nga këto tradita dhe se vazhdimi i këtij zakoni që daton që nga koha osmane i gëzon qytetarët.

“Ne gjithashtu i kushtojmë vëmendje nëse këta individë kanë performuar më parë në të njëjtën lagje. Ne duam që ata të kenë veshje që i përshtaten kulturës së Ramazanit dhe ne sigurohemi që ta bëjnë këtë”, vuri në dukje ai.

“Ne kemi 964 lagje në Stamboll. Përafërsisht 3350 njerëz me tupanë do të jenë në detyrë në qytet gjatë këtij Ramazani”, shtoi ai. /Telegrafi/