Site icon Telegrafi

Tradita e prerjes së tortës së dasmës simbolizon prishjen e cipës së virgjërisë

Tortat martesore zënë vendin qendror në ceremoninë tradicionale, simbolikisht veprimi i parë që kryejnë nusja dhe dhëndërri së bashku si burrë e grua

Çdo dasmë është e ndryshme – ndonëse disa çifte duan të kenë çdo gjë të mundshme në ditën e dasmës, tjerët duan një ditë më të thjeshtë, më personale.

Por pavarësisht diferencave, ka disa gjëra që janë të përfshira në secilën dasmë – si p.sh. fjalimet, vallëzimi i parë dhe, normalisht, prerja e tortës.

Kjo është një traditë jashtëzakonisht e vjetër, por është diçka që ende përfshihet në dasmat moderne.

Megjithatë, kjo traditë e ka një histori prapa vetes – histori e cila shumicës iu duket e çuditshme, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertes së dasmave Aleisha McCormack, në të kaluarën ishte traditë që nusja ta bënte vetë prerjen e tortës për të simbolizuar humbjen e virgjërisë në natën e martesës.

Atëherë kur është krijuar kjo traditë, femrat në përgjithësi kanë qenë të virgjëra në ditën e dasmës, por sot, nuk ekziston një lidhje mes virgjërisë dhe tortës së dasmës – madje do të konsiderohej absurde nga shumica edhe po të ekzistonte.

Pas ceremonisë së prerjes së tortës, çifti vazhdon të ushqejë njëri-tjetrin nga copa e parë. Kjo ofron një tjetër simbolikë të bukur – obligimin e ndërsjellë të nuses dhe dhëndërrit për të mbështetur njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version