TRADHTIA E LARTË

Poezi nga: Jose Emilio Pacheco Përktheu: Xhevdet Bajraj
Unë nuk e dua atdheun tim.
Shkëlqimi i tij abstrakt
është i pakapshëm.
Por (edhe pse kjo tingëllon keq)
do ta jepja jetën
për dhjetë vende të tij,
disa njerëz të caktuar,
portet, pyjet me pisha,
kalatë,
një qytet të zhbërë,
gri, monstruoz,
figura të ndryshme të historisë së tij,
male
- dhe tre ose katër lumenj.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































