Toyota dhe Waymo, dega e veturave autonome të Google, janë në fazat e hershme të një partneriteti të ri që do t'i japë përparësi ndërtimit dhe vendosjes së teknologjisë autonome të drejtimit.

Kjo do të përfshijë një platformë të re të veturave autonome, njoftuan kompanitë, përcjell Telegrafi.


Me synimin për të përmirësuar të ardhmen e pronësisë së automjeteve personale, bashkëpunimi do të bazohet në ekspertizën e Toyotas në ndërtimin e veturave dhe njohuritë e Waymo-s për robotaksi.

Nuk dihet shumë më tepër për partneritetin, duke qenë se është shumë herët.

Por mund të konkludohet se në mënyrë të arsyeshme qëllimi i kësaj lidhjeje teknologjike është vëllimi. /Telegrafi/