Në një ndeshje shumë të fortë dhe spektakolare, Tottenhami e ka mposhtur Bayern Munichun vetëm pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll 2-2.  

Erik Lamela ka kaluar anglezët në avantazh në minutën 19’.


Pas pushimit filluan zëvendësimet, por niveli i lojës nuk ra, madje ndeshja u bë edhe më dramatike.

GettyImages 1165393919 Thiago e Eriksen në duel. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Cristian Eriksen dyshoi rezultatin në minutën e 59’, por bavarezët nuk u dorëzuan duke ngushtuar diferencën me Arp.

Bayern gjen golin e barazimit me kanadezin Alphonso Davies.

GettyImages 1165397506 Tottenham . (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images for AUDI)

Ishin penalltitë ato që vendosën se kush do të ngrejë trofeun.

Lotarinë e penalltive e ka fituar Tottenham, pas penalltisë së gabuar të Jerome Boateng. /Telegrafi/

telegrafi sport app