Në Tottenham Hotspur Stadium zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës EFL (e njohur si Carabao Cup) ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Chelsea.

Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge përfundoi me rezultat 2-0 për Blutë, të cilët janë favoritë për të vazhduar në finale.


Nuk do të mungojë edhe një përballje e taktikave ndërmjet trajnerëve Antonio Conte dhe Thomas Tuchel, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Gollini; Tanganga, Sanchez, Davies; Doherty, Hojbjerg, Lo Celso, Winks, Emerson; Lucas Moura, Kane.

toto

Formacioni startues i Chelsea: Kepa; Rudiger, Christensen, Sarr; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Hudson-Odoi; Mount, Werner; Lukaku.

chelse 1

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Arsenalit. /Telegrafi/

telegrafi sport app