LAJMI I FUNDIT:

Tottenham – Liverpool finalja e madhe: Vendi, data, të dhëna interesante

Tottenham – Liverpool finalja e madhe: Vendi, data, të dhëna interesante
(Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2018/2019 është e 64-ta me radhë në garën më të madhe evropiane për klube dhe e 27-ta prej se është emëruar në formatin aktual.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid të Spanjës më 1 qershor 2019.

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Në këtë finale takohen Tottenham Hotspur që në gjysmëfinale e eliminoi Ajaxin dhe Liverpoolit që bëri një rikthim sensacional ndaj Barcelonës.


Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

Është hera e parë që nga viti 2013 që në finalen e madhe nuk merr pjesë një klub nga Spanja.

Skuadra që do të shpallet kampion, pos gëzimit që bëhet me e mira e Evropës, do ta ketë mundësinë të përballet me fituesin e Europa League për Superkupën e UEFA-s.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Njëherësh do të ketë të siguruar kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm (2019/2020). Nëse veçmë do të jetë kualifikuar nga kampionati i vet, atëherë vendi do t’i rezervohet kampionit të Bundesligas austriake për sezonin 2018/2019.

Për më shumë, në mars të vitit 2018, UEFA ka njoftuar se do të lejohet zëvendësimi i katërt në kohën shtesë, si edhe do të jetë hera e parë që do të përdoret sistemi VAR në një finale të Ligës së Kampionëve, si edhe ora është ndryshuar nga 20:45 në 21:00.

Kjo është finalja e pestë e garës më të madhe evropiane që po zhvillohet në Madrid, pas atyre në vitet 1957, 1969, 1980 dhe 2010 – të gjitha të zhvilluara në stadiumin Santiago Bernabeu.

Kjo është finalja e nëntë e Liverpoolit (që është rekord për një klub anglez), si dhe e dyta radhazi pas humbjes së edicionit të kaluar nga Real Madridi. Redsat i kanë fituar pesë finale (1977, 1978, 1981, 1984, 2005) dhe i kanë humbur tri të tjera (1985, 2007, 2018). Nga ana tjetër, për Tottenhamin, kjo është finalja e parë në histori të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori