Mesfushori brazilian, Rafinha i ka ditët e numëruara te Barcelona.

Hapësirat e pakta kanë bërë që Rafinha të mendojë largimin nga 'Camp Nou'.


Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspurs.

24-vjeçari mund të largohet nga Barcelona për një shumë rreth 25 milionë euro.

Rafinha po kërkohet edhe në Serie A nga dy skuadrat milaneze, Milan dhe Inter.

Ndërkohë interesim për të ka shprehur edhe Liverpool në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app