LAJMI I FUNDIT:

Toshiba me Chromebook 13” për 279 dollarë

Toshiba me Chromebook 13” për 279 dollarë

Toshiba ka prezantuar modelin e ri të laptopit të saj të bazuar në sistemin e ri operativ të Google, Chrome OS, në panairin e CES të këtij viti. Toshiba Chromebook posedon ekranin me diagonalen prej 13.3 inç dhe rezolucionin prej 1366 x 769 pikselëve

Laptopi i ri i Toshiba-së, Chromebook vjen me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, ndërsa në rast se përdoruesve ju duhet më shumë hapësirë për ruajtjen e të dhënave, atëherë kompania ofron edhe 100GB tjera shtesë përmes qasjes në Google Drive.

“Ne shohim shumë potencial në Chrome OS, pasi që i njëjti u ofron përdoruesve por edhe nxënesve dhe mësuesve një mënyrë të lehtë për përdorimin e kompjuterëve” ka thënë Carl Pinto, zëvendës president i marketingut në Toshiba.

Karakteristikat tjera të Toshiba Chromebook përfshijnë edhe lidhjen për 802.11 a/b/g/n WiFi, HDMI dhe Bluetooth 4.0.
Modeli i ri i laptopit të Toshiba-së do të dal në shitje në tregun amerikan muajin e ardhshëm për një çmim prej 279.99 dollarësh./ Telegrafi /