Një ëmbëlsirë shumë e shijshme për të krijuar atmosferë të këndshme në familje dhe për raste festash
Përbërësit:
Për biskotë:
▪ 3 vezë
▪ 100 g sheqer pluhur
▪ kripë sa mund të merret me një gisht
▪ 100 g miell
▪ 1 lugë pluhur për simite
Për fill:
▪ 370 g vishnje komplot
▪ 170 g qershi të sheqerosura
▪ 10 fletë xhelatinë
▪ lëng nga lëvoret e një limoni të grira në rende
▪ 60 ml liker nga vishnja
▪ 125 g sheqer
Për krem:
▪ 200 ml jogurt
▪ 80 g sheqer
▪ 1 sheqer vaniljeje
▪ 3 fletë xhelatine
▪ 2 lugë pluhur vishnje
▪ 300 ml salcë kosi të ëmbël
▪ 80 g çokollatë zezë të grirë në rende për dekorim
Përgatitja:
Përzieni të kuqtë e vezës me 60 g sheqer pluhur. Ndaras tundeni të bardhët e vezës me sheqerin e mbetur, pastaj me kujdes përzieni me të kuqtë e vezës dhe me miellin e përzier me pluhurin e simiteve.
Brumin derdheni në enë të rrumbullakët me diametër 24 cm të veshur me letër për ngrohje dhe piqeni gjysmë ore në 180 gradë celsius. Korën nxirreni nga ena dhe largojeni që të ftohet, pastaj ndajeni në dy pjesë.
Për fill kulloni vishnjat nga lëngu i kompostos.
Xhelatinën zbuteni në ujë të ftohtë, pastaj shkrijeni në lëng të ngrohtë të limonit. Pastaj qiteni në vishnja, përzieni dhe largojeni që të forcohet së paku për dhjetë minuta.
Në enë vendoseni njërën kore, lyeni me kremin e vishnje të forcuara, vendoseni sipër kores tjetër dhe futeni në frigorifer që të ftohet së paku tri orë.
Për të bërë kremin përzieni jogurtin me sheqer dhe me sheqer vaniljeje.
Xhelatinën shkrijeni në pluhur të vishnjës të ngrohur, pastaj përzieni me kremin.
Tundeni salcën e kosit të ëmbël, përzieni me kremin, lyeni tortën dhe zbukurojeni me çokollatën e grirë në rende. /Telegrafi/