Toptha me arrë kokosi

Topthat e kripur që në fund shijojnë ndryshe nga njëri tjetri, mund të përdoren për shtrime tryezash në kopsht, apo darka të ngeshme në ballkon, të shoqëruara me pak verë. Përbërësit: ▪ 300 gr gjizë ▪ 60 gr djath Parmigiano ▪ 120 gr arrë kokosi e grirë ▪ 80 gr bajame të grira ▪ Kripë, piper ▪ Arrëmyshk (arrë moskat) ▪ Bukë e thekur e grirë ▪ Disa degë kopërPërgatitja:
Në një tas përziejmë Parmigianon, bajamet, kripën, piperin, arrën moskat dhe bukën e thekur të grirë, derisa të kemi një brumë që mund të punohet me dorë.
Nga brumi, marrim dhe krijojmë toptha sa një kokërr arre, më pas disa prej tyre i lyejmë me arrë kokosi të grirë dhe disa të tjerë me gjethe kopër të grira imët.
I ruajmë në frigorifer të mbuluara, deri në momentin që do t’i shërbejmë.
Nga Linda Fishta, Fotografia: Armand Habazaj



















































