Topi kërkon rivendosjen e dialogut politik

Topi nënvizoi angazhimin maksimal të institucionit të Presidentit për promovimin e vlerave demokratike dhe mbrojtjen e garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Për situatën politike të krijuar në vend, Topi shprehu qëndrimin e tij institucional se rivendosja e dialogut politik, gjetja e rrugëve institucionale për t’u ulur në tryezën e bisedimeve me alternativë konkrete të zgjidhjes janë të domosdoshme për të dalë nga kjo situatë, që ka paralizuar funksionimin normal të marrëdhënieve ndërinstitucionale në vend.
Komisioneri për tё drejtat e njeriut nё Këshillin e Evropës, Tomas Hamarberg theksoi domosdoshmërinë e një hetimi të paanshëm, gjithëpërfshirës, të drejtë dhe profesional të ngjarjeve të 21 janarit 2011, duke pasur parasysh mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe rëndësinë e institucioneve të pavarura në këtë drejtim, sidomos për funksionimin e suksesshëm të shtetit të së drejtës. /Telegrafi/




















































