Top dhjetë ushqimet që krijojnë më së shumti varshmëri

Është ligj i natyrës që thjesht disa nga ushqimet më të shijshme në botë rezultojnë të jenë më të pashëndetshmet – e gjithashtu krijojnë më së shumti varshmëri.
Hulumtimet e kryera nga Universiteti Shtetëror i Kolorados i kanë hulumtuar vetitë e disa ushqimeve të caktuara dhe kanë konstatuar se ushqimet e përpunuara krijojnë më së shumti varshmëri.
Faktori më i zakonshëm mes ushqimeve që krijojnë më së shumti varshmëri është se të gjitha kanë përqindje të lartë të yndyrës dhe shkaktojnë rritje në nivelet e sheqerit në gjak.
Dhe, nëse veç jeni të interesuar, ushqimi që krijon më së paku varshmëri është kastraveci.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me dhjetë ushqimet që krijojnë më së shumti varshmëri:
- Pica
- Çokollata
- Çipsat
- Biskotat
- Akulloret
- Patatet e fërguara
- Hamburgerët
- Pijet freskuese
- Tortat
- Djathi. /Telegrafi/

















































