Rafael Leao është lojtari i Serie A me më shumë kontribute në vitin 2022, i ndjekur nga Ciro Immobile dhe Victor Osimhen, ndërsa Sergej Milinkovic-Savic është mesfushori i vetëm qendror në top 10.
Leao e ndihmoi Milanin të gjente rrjetën 26 herë në Serie A këtë vit, duke marrë parasysh golat dhe asistimet.
Nuk është rastësi që ai u emërua lojtari më i mirë i Serie A për sezonin 2021/22, kur Milani fitoi Scudetton e tyre të parë në 11 vjet.
Leao pasohet nga ylli i Lazios, Immobile, ‘Capocannoniere’ i sezonit të kaluar në Itali. Italiani është gjithashtu golashënuesi më i mirë në Serie A këtë vit me 20 gola, dy më shumë se Osimhen dhe tre më shumë se ylli i Interit , Lautaro Martinez.
Milinkovic-Savic i Lazios është mesfushori i vetëm qendror në top 10 për kontributet më të mëdha të golave në Serie A në vitin 2022, pasi ka lënë gjurmë në 21 gola për skuadrën e Maurizio Sarrit.
Gerard Deulofeu (Udinese) dhe Domenico Berardi (Sassuolo) kontribuuan me 19 gola secili, një më shumë se Tammy Abraham (Roma), Dusan Vlahovic (Fiorentina dhe Juventus) dhe Olivier Giroud (Milan). /Telegrafi/
Leao led Serie A for MOST GOAL CONTRIBUTIONS in 2022 ⭐??
1. Leao – 13g/13a (26 total)
2. Immobile – 20/4 (24 total)
3. Osimhen – 18/6 (24 total)
4. Lautaro – 17/6 (23 total)
5. SMS – 9/12 (21 total)@RafaeLeao7 ? pic.twitter.com/l5rD8o7jnV— Italian Football TV (@IFTVofficial) December 27, 2022