LAJMI I FUNDIT:

Top 10 gabimet që mund t’i bëni gjatë intervistës së punës dhe që ju lënë pa u punësuar

Top 10 gabimet që mund t’i bëni gjatë intervistës së punës dhe që ju lënë pa u punësuar

Intervistat e punës kryesisht janë të mbushura me stres dhe emocione.

Edhe nëse jeni krejtësisht e kualifikuar për punën e caktuar dhe dini çdo gjë që duhet ditur për ta fituar atë vend pune, prapëseprapë ekzistojnë shanset se do të bëni ose do të thoni diçka të gabuar gjatë intervistës – gjë e cila do t’jua zvogëlojë shanset për ta fituar punën, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimet tregojnë se jo gjithmonë ajo çfarë bëni gjatë intervistës mund t’jua dëmtojë shanset – por ajo çfarë bëni para se të fillon intervista mund të ndikojë në shanset tuaja për t’u punësuar.


Sipas studimeve të reja, 93% e 850 punëdhënësve të cilët kishin marrë pjesë në një anketim kishin pranuar se të shkuarit vonë në intervistë është shenja kryesore që tregon se dikush nuk është i përshtatshëm për vendin e punës.

William Vanderbloeman, i cili është drejtor i një grupi kërkimor, ka shpjeguar se përse vonesa është gjë e keqe.

“Nëse e analizojmë mirë, intervista është kontrata e parë mes meje e teje. Dhe nëse nuk mund ta përmbushni kontratën e parë që e kemi, e posaçërisht kur jeni duke u përpjekur të më lini përshtypje të mirë, atëherë vonesa juaj tregon se nuk do të jeni të aftë t’i përmbushni detyrat tjerat për të cilat mund të lidhim kontratë”.

Ka disa mënyra se si mund ta shmangni këtë përveç se të mos shkoni vonë  – p.sh., mundeni që paraprakisht t’i thërrisni dhe t’u tregoni se nuk do të shkoni në kohë sepse keni ndonjë obligim të caktuar.

Pas së gjithash, vonesat e transportit dhe komunikacioni rrugor nuk janë gjithmonë faji juaj.

Por, përveç vonesës, ka edhe disa faktorë të cilët veprojnë kundër jush gjatë një interviste të punës.

Sipas studimeve, këto janë 10 gjërat më të këqija që dikush mund t’i bëjë kur përpiqet të gjejë punë.

1. Të arrijë vonë në intervistë

2. Të ankohet

3. Mungesa e përgatitjes

4. Kritikat ndaj ish- punëdhënësit

5. Kritikat ndaj kompanisë ku keni punuar më parë

6. Problemet e drejtshkrimit në letra motivuese dhe CV

7. Mungesa e oratorisë gjatë intervistës

8. Kërkesa joreale të pagës

9. Të mos qenit të përshtatshëm për punë

10. T’iu përgjigjeni pyetjeve gabimisht

Mos harroni, çelësi kryesor është të mos brengoseni ose stresoheni gjatë intervistës, por vetëm t’i tregoni forcat tuaja. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori