LAJMI I FUNDIT:

Tone të ashpra dhe përplasje, zbulohen prapaskenat e takimit mes pronarëve të Romës dhe Jose Mourinhos

Tone të ashpra dhe përplasje, zbulohen prapaskenat e takimit mes pronarëve të Romës dhe Jose Mourinhos

Jose Mourinho është larguar nga Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrim te gjiganti italian.

Në fakt dëshira e Mourinhos ishte të vazhdonte te Roma së paku deri në fund të sezonit kur do t’i skadonte kontrata, por kështu nuk menduan Dan dhe Ryan Friedkins, pronarët e Romës.

Tani mediat italiane kanë zbuluar edhe takimin në Trigoria (qendra stërvitore e Romës), që ka ndodhur mes Dan e Ryan Friedkins me Jose Mourinhon dhe nuk bëhet fjalë për një takim të qetë.


Nuk ishte vetëm shkaku i rezultateve të dobëta, zbulohen lojtarët që ia kthyen shpinën Mourinhos
Lexo po ashtu Nuk ishte vetëm shkaku i rezultateve të dobëta, zbulohen lojtarët që ia kthyen shpinën Mourinhos

Dan Friedkins kishte zbarkuar qëllimisht në Romë, të hënën në mbrëmje, i bindur për të ecur përpara dhe nuk humbi kohë, duke i komunikuar shkarkimin Jose Mourinhos pak pas orës 8 të mëngjesit në prani të djalit të tij Ryan, i cili kishte kërkuar me ngulm ndryshimin.

Trajneri portugez nuk e mori aspak mirë: tha fjalë të rënda në anglisht, tipike për ndarjet e turbullta. Presidenti e qortoi Mourinhon për disa mangësi, ndërsa portugezi u përgjigj në të njëjtën mënyrë, duke i kujtuar një sërë premtimesh të pambajtura.

Mes shumë emocionesh, Mourinho u jep lamtumirën e fundit tifozëve të Romës
Lexo po ashtu Mes shumë emocionesh, Mourinho u jep lamtumirën e fundit tifozëve të Romës

Gjithnjë sipas mediave italiane ka pasur tone të ashpra nga takimi mes palëve pasi nuk janë pajtuar në asnjë moment me njëri tjetrin.

Mourinho shpesh herë kishte thumbuar drejtuesit e klubit, duke thënë se është i vetëm kundër gjyqtarëve duke kritikuar presidentin se në asnjë moment nuk ka reaguar.

Mediat në Itali raportuan se kundër Mourinhos kishin dalë edhe një pjesë e mirë e futbollistëve çka bëri që drejtuesit e klubit ta shkarkonin atë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Arsenali gati ta shesë Calafiorin te Real Madridi, por kërkon një shumë të madhe

Premier League
Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Futbollisti i pestë më i shtrenjtë në histori, ‘braktiset’ nga klubi i ri pas dy muajsh

Ndërkombëtare
Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Duhej të shkonte te Man City për 95 milionë euro, tani në moshën 28-vjeçare mund të përjashtohet nga futbolli?

Ndërkombëtare
Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

Barcelona konfirmon këputje të pjesshme të ligamentit për Casadon, tregon sa do të mungojë

La Liga
Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Lamine Yamal do ta mbajë Ramazanin edhe gjatë kohës me ekipin kombëtar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori