LAJMI I FUNDIT:

Tomovska: Kemi ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e administratës

Tomovska: Kemi ndërmarrë aktivitete për përmirësimin e administratës

Kemi ndërmarrë numër të madh aktivitetesh për përmirësimin e administratës, jo vetëm nga aspekti i të punësuarve por edhe nga aspekti i proceseve, kështu është deklaruar ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në emisionin e Tv Nova-Studio e Hapur, Marta Arsovska Tomovska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kemi bërë hapa për përmirësimin e administratës, kurse rezultatet do të vërehen shumë shpejt, megjithatë, procesi i reformave nuk mund të vërehet brenda natës. Kemi ndërmarrë numër të madh aktivitetesh, jo vetëm në lidhje me kapacitetin e të punësuarve, jo vetëm në mënyrën e seleksionimit, kriteret më të larta, jo vetëm në aspekt të të punësuarve, por edhe në aspekt të proceseve’, tha ndër të tjera Tomovska.

Në emision ishte i ftuar edhe zëvendës ministri shtesë Aleksandar Kiracoski i cili e refuzoi ftesën, për shkak se ishte i angazhuar në një televizion tjetër debativ, në përputhje me orarin. /Telegrafi/