Aktori i njohur, Tom Holland e ka konfirmuar se do të rikthehet në rolin e Spider-Man, gjegjësisht në pjesën e katërt të këtij filmi të Marvel.

Duke folur në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, aktori 28-vjeçar zbuloi se xhirimet do të fillojnë verën e ardhshme, dhe se gjithçka është “gati”.


Megjithatë, ai nuk e ka konfirmuar nëse e dashura e tij, aktorja Zendaya, do të kthehet në filmin e katërt.

91181297 13991465 image a 2 1729676977702

Dyshja u njohën në xhirimet e pjesës “Spider-Man: Homecoming”.

“Po realizohet. Verën e ardhshme fillojnë xhirimet. Gjithçka është gati për të filluar, jemi pothuajse gati. Super emocionuese. Nuk mund të pres”, deklaroi Holland, derisa konfirmoi pjesën e katërt.

91182525 13991465 image a 22 1729678321609

91189869 13991465 image m 55 1729690926804