Aktori i Hollywoodit, Tom Hanks, e festoi ditëlindjen e 69-të të gruas së tij, Rita Wilson, në një mënyrë të veçantë.

Konkretisht, ai ndau në Instagram një foto të Ritës, së bashku me një mesazh prekës duke treguar edhe një herë se sa shumë e do atë.“Kjo grua e bukur po feston ditëlindjen.


Burri i saj e do shumë. Gëzuar ditëlindjen, Rita Wilson”, shkroi ai në mbishkrim.

Tom dhe Rita, të konsideruar si një nga çiftet më të qëndrueshme në Hollywood, janë martuar që nga viti 1988.

Së bashku ata kanë dy djem - 35-vjeçarin Chester Chet Marlon dhe 29-vjeçarin Truman Theodore.

Hanks ka gjithashtu një djalë, Colin dhe një vajzë, Elizabeth nga martesa e tij e parë me Samantha Lewes.

Historia e tyre filloi në vitin 1981 në shesh-xhirimin e serialit “Bosom Buddies”, kur ata u takuan për herë të parë dhe u bënë miq.

Lidhja e tyre filloi disa vite më vonë dhe ata u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në vitin 1986. /Telegrafi/