Aktori dhe producenti, Tom Cruise, ka arritur një marrëveshje me Warner Bros për të luajtur në filma, njoftoi studioja të martën.
Si rezultat i marrëveshjes, Cruise dhe kompania e tij e prodhimit do të kenë zyra në Warner Bros, Discovery në Burbank.
Projektet specifike brenda partneritetit nuk janë shpallur ende, por pakti nuk është ekskluziv.
Cruise do të vazhdojë me ekskluzivitetet e tij ekzistuese, siç është seria e gjatë “Mission Impossible” me Paramount Pictures.
Pjesa tjetër e “Mission Impossible” është planifikuar për vitin 2025.
“Ne jemi të kënaqur që mund të punojmë me Tom, një legjendë absolute e industrisë së filmit. Nuk mund të jemi më të emocionuar se sa jemi për të mirëpritur Tomin përsëri në Warner Bros dhe mezi presim të sjellim në jetë gjeniun e tij në ekran për vitet në vijim”, njoftoi Warner Bros.
Projektet e kaluara të Cruise me Warner Bros përfshijnë “Interview with the Vampire”, “Sky Business”, “The Last Samurai” dhe “Eyes Wide Shut”. Projekti i tij i fundit me studion, “On the Edge of Future”, u publikua dhjetë vjet më parë. /Telegrafi/