LAJMI I FUNDIT:

“Toka në rrethinën e Tetovës e ndotur me metale të rënda”

“Toka në rrethinën e Tetovës e ndotur me metale të rënda”

Pjesë të caktuara të tokës nga rrethina e Tetovës janë të ndotura me metalin e rëndë – Arsen. Mostrat e marra nga pjesa e epërme e Komunës së Jegunovcës dhe në disa pjesë të Tetovës, kanë treguar prani të arsenit 2.5 herë më shumë se kufiri i lejuar.

Rezultate të ngjashme janë marrë edhe gjatë hulumtimeve të realizuara nga oborri i shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, që gjendet në afërsi të fabrikës Teteks, e që janë realizuar gjatë vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Profesori universitar Besnik Rexhepi, thotë se Arseni praktikisht është i lidhur me gjitha sëmundjet tek njeriu.


Analizat janë bërë nga ana e organizatave joqeveritare “Vila Zora” nga Velesi dhe “Eko Guerilla” nga Tetova.

Për Arianit Xhaferin nga “Eko Guerilla”, këto të dhëna parësore për gjetjet e ndotjes me metale të rënda në Tetovë duhet ta alarmojnë opinionin dhe institucionet më seriozisht t’i qasen këtij problemi.

OJQ-të thonë se institucionet shëndetësore duhet të jenë më të angazhuara dhe të bëjnë kontrolle më të shpeshta se çfarë ushqimi konsumon popullsia në Maqedoni.

Hulumtimet kanë treguar se tokë të ndotur ka edhe në Kavadar, Veles dhe Shkup. Ndërsa mostra të tjera do të merren nga toka në rrethinën e Tetovës, e më pas pritet të përpunohet strategji ër pastrimin e dheut nga metalet e rënda./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori