LAJMI I FUNDIT:

Todorov: Kryesia e OBRM-PDUKM-së e çon partinë në izolim

Todorov: Kryesia e OBRM-PDUKM-së e çon partinë në izolim

Ish-ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në një emision të sotëm në Kanal 5 tha se OBRM-PDUKM-ja mbetet parti më e izoluar dhe vepron kundër perëndimit.

“Në OBRM-PDUKM tani ka tri struktura: Njëra është pro-perëndimore dhe që është integrim në BE dhe NATO. Grupi i dytë janë të orientuar kundër orientimit dhe struktura e tretë si grup më i madh, persona që besojnë se luftojnë për Maqedoninë. Ata janë keqpërdorur nga një strukturë e partisë që e çon partinë në drejtim të gabuar”, tha Todorov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Todorvit, aktualisht kryesia është ajo që e udhëheq partinë dhe se kur një kryetar largohet, nuk duhet menjëherë të shpallet si kryetar nderi. Todorovi ceku se nuk është kundër Nikolla Gruevskit të jetë kryetar nderi i partisë, por kryetari i ri mund të jetë dorë e zgjatur e kryetarit të vjetër./Telegrafi/