LAJMI I FUNDIT:

Toby Roberts siguroi medaljen e fundit të artë për Britaninë në Lojërat Olimpike, 19-vjeçari shkruan historinë

Toby Roberts siguroi medaljen e fundit të artë për Britaninë në Lojërat Olimpike, 19-vjeçari shkruan historinë

19-vjeçari Toby Roberts ka bërë histori për ekipin e Britanisë së Madhe në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Sot (e premte) pasdite, ngjarja e ngjitjes përfundoi me dy atletë të ekipit britanik në garë për të fituar një medalje.

Adoleshenti Roberts përfundoi duke fituar medaljen e artë pasi atleti japonez Sorato Anraku ra nga muri përpara se të arrinte rezultatin e britanikut.


Roberts iu desh një moment për të kuptuar se çfarë kishte arritur, ndërsa dukej me mosbesim kur kamera e kapi atë.

E gjithë kjo pasi Roberts ka shkruar histori duke u bërë medalisti i parë olimpik në një garë ngjitjeje për ekipin e Britanisë së Madhe.

“Kam humbur fjalët. Të zbuloja se mora të artën në atë moment ishte vërtet e pabesueshme”, ka thënë fillimisht Roberts për BBC.

“Ai (Sorato Anraku) është një ngjitës tepër i fortë, është çmenduri sa i fortë është. Ai dukej sikur ishte pak nervoz, por ai është një djalë i jashtëzakonshëm”.

“Unë kam qenë duke u stërvitur për këtë moment për gjithë jetën time. Nuk di vërtet çfarë të mendoj tani, por imagjinoj se më vonë do të ketë një vërshim emocionesh dhe unë do të kuptojë se është një objektiv për të cilin jam stërvitur për 10 vjet në thelb”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori