LAJMI I FUNDIT:

Tkurrja prej Vettingut, Gjykata e Lartë shndërrohet në “urgjencë”

Tkurrja prej Vettingut, Gjykata e Lartë shndërrohet në “urgjencë”

Në sallën e Gjykatës së Lartë, lutja e Nënë Terezës për gjyqtarët kumbon më shumë se asnjëherë tjetër. Atëherë kur gjykata supreme është përmbytur nga dosjet, por është boshatisur nga gjyqtarët, kjo lutje drejtuar Zotit është tejet e domosdoshme.

Nga 19 që duhet të ishin në detyrë, shkalla e fundit e gjyqësorit ka mbetur vetëm me kryetarin Xhezair Zaganjori dhe gjyqtarët Medi Bici, Ardian Dvoranin dhe Edmond Islamaj dhe vështirë se do të ketë zgjidhje të shpejtë për 26 500 qytetarët që presin drejtësi.

Në ditë vere si kjo ditë gushti, gjyqësori funksionon me kalendar gatishmërie, por tashmë kjo formulë është përmbysur në Gjykatën e Lartë për shkak të Vettingut. Aktualisht kanë mbetur vetëm katër gjyqtarë, të cilët po shqyrtojnë vetëm çështjet më emergjente.


Vetëm këtë të premte gjyqtarët e ngelur kanë shqyrtuar 96 çështje të konsideruara urgjente. Asnjëri prej tyre nuk mund të largohet pasi bëhet fjalë për çështje që kanë afate, sikurse janë dosjet e ekstradimeve, të urdhrave përmbarimorë, pensionit ushqimor, të gjobave dhe atyre administrative, shkruan Tch.

Nëse këtyre çështjeve u kalon afati, atëherë disa të arrestuar i drejtohen lirisë, ndërsa çështjet civile dhe administrative hyjnë në kolaps. E ndërsa të treja kolegjet kanë rënë dhe shqyrtimi i dosjeve realizohet vetëm në dhomë këshillimi, duke huazuar gjyqtarë nga kolegjet e tjera, situata do të vështirësohet akoma më shumë në shtator.

Gjykata e Lartë nuk mund të dalë në seancë gjyqësore, përveç atyre që zgjidhen në dhomë këshillimi. Ajo tashmë është kthyer në një urgjencë që zgjidh vetëm çështjet me afate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori