LAJMI I FUNDIT:

Tjetër humbje për kampionët e Evropës, i mposhtë edhe Levante në Santiago Bernabeu

Tjetër humbje për kampionët e Evropës, i mposhtë edhe Levante në Santiago Bernabeu
(Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madrid ka pësuar një tjetër humbje, të tretën në katër sfidat e fundit në La Liga.

Los Blancos janë mposhtur në Santiago Bernabeu nga Levante me rezultat 1-2.

Mysafirët e nisën mjaftë mirë ndeshjen, kur vetëm pas gjashtë minutash lojë shënuan golin e parë.


Jose Morales pranoi një top të bukur nga Postigo dhe pasi kaloi portierin Courtouis shënoi në portën e zbrazët për 0-1.

(Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në minutën e 13-të, gjyqtari kryesor me ndihmë të VAR-it, akordoi penallti për mysafirët.

I saktë nga 11 metra ishte sulmuesi Roger që ngriti epërsinë e Levantes në 2-0.

Reali shënoi gol me anë të Sergio Ramos, por që u anulua nga gjyqtari pasi mbrojtësi kishte luajtur me dorë.

Levante shënoi edhe golin e tretë brenda 45 minutave të parë, por që u anulua pas konsultimit me VAR-in.

Enis Bardhi dhe Luka Modric. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Me epërsinë e Levantes prej dy golave, skuadrat shkuan në pushim.

Gareth Bale dhe Karim Benzema u futën në fushë në pjesën e dytë nga trajneri Lopetegui që nuk kishte se çfarë të humbiste më shumë.

Krejt çfarë arritën deri në fund Madrilenët ishte goli i shënuar nga Marcelo.

Vlen të ceket se në minutën e 88-të, Realit iu anulua edhe një gol i shënuar nga Mariano Diaz për shkak të pozicionit jashtë loje.

(Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Kësisoj Real Madridi humb ndeshjen e tretë në katër të fundit të zhvilluar në La Liga.

Los Blancos mbesin në pozitën e pestë në tabelë me 14 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshjeve.

Në ndeshjen e radhës kampioni në fuqi i Evropës luan në udhëtim te Barcelona. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=usMx16zDYTc

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori