Raphael Varane është fytyra tragjike e Real Madridi në ndeshjen e sotme ndaj Manchester Cityt.

Qendërmbrojtësi francez ka bërë edhe një gabim tjetër që i ka kushtuar me gol skuadrës së tij.


Varane në tentim për ta rikthyer topin tek portieri Courtois e shërbeu sulmuesin brazilian Gabriel Jesus i cili shënoi për 2-1.

Me këtë gol, City është me një këmbë në çerekfinale pasi momentalisht është duke udhëhequr pas dy ndeshjeve me rezultat 4-2.

Vlen të theksohet se Varane bëri gabim të njëjtë edhe në golin e parë të shënuar nga Sterling. /Telegrafi/

telegrafi sport app