LAJMI I FUNDIT:

Tjetër “çmenduri sociale” – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video)

Tjetër “çmenduri sociale” – njerëzit edhe po i vozisin veturat me sytë e mbyllur (Foto/Video)

Policia në shtetin amerikan Utah ka marrë një hap të pazakontë, duke iu kërkuar banorëve të mos ngasin makinat me sytë e lidhur për të ndjekur një sfidë të lëshuar “online”, të frymëzuar nga një film horror që ka çuar tashmë në disa aksidente.

Një adoleshente, që kishte mbyllur sytë me kapuçin e saj, hyri në trafik teksa ngiste makinën në qytetin Layton, ndërsa merrte pjesë në të ashtuquajturën “Bird Box Challenge”.


Çmenduria është frymëzuar nga filmi i “Netflix”-it, “Bird Box”, ku luan Sandra Bullock.

Javën e shkuar, “Netflix” paralajmëroi fansat të mos përpiqen të provojnë sfidën. Ndërsa këtë javë, e njëjta këshillë vjen nga Departamenti i Policisë së Laytonit.

Sipas mediave, përcjell tch, 17-vjeçarja nga Laytoni, pasagjerja e saj 16-vjeçare dhe të tjerë persona dolën nga aksidenti me lëndime jo serioze. Sidoqoftë, policia ka kërkuar që shoferja të akuzohet për drejtim të pakujdesshëm makine.

Në filmin e “Netflix”-it, Bullock luan rolin e nënës së dy fëmijëve të mitur, e shpesh lidh një shall mbi sy për të mos parë forcat misterioze, që i detyrojnë njerëzit të kryejnë vetëvrasje. Ajo përpiqet t’i çojë fëmijët në një vend të sigurtë, përmes një lumi të rrëmbyer dhe një pylli të dendur, pa mundur që të shohë.

Filmi ka frymëzuar disa fansa të krijojnë “#BirdBoxChallenge”, çfarë ka bërë që të regjistrohen raste të përplasjes së njerëzve me mure apo t’i afrohen në mënyrë të rrezikshme trafikut.

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante
Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Burri thuajse bie në gojën e peshkaqenit - e shpëtojnë reflekset e shpejta

Virale
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Kalo në kategori