Pamje panoramike e shtëpisë sonë
Madje edhe sot, kur mendojmë për panoramën e peizazheve tona, tjegullat e çatisë janë ato që përcaktojnë qytetet dhe fshatrat tanë. Rreshtat e çative të cilat prej dekadash janë mbuluar me tjegulla në tonalitete të veçanta kafeje i japin një ndjesi ngrohtësie çdo lagjeje tonë.
Historia e gjatë dhe tradita e ndërtimit ka aspiruar që vendin ku jetojmë ta bëjë të ngrohtë, komod, në mënyrë për t’u relaksuar maksimalisht. Prandaj, kjo është arsyeja pre lagjet me shtëpi familjare të mbuluara me tjegulla të ngrohta ngjyrë kafeje na rikujtojnë gjithmonë në ngrohtësinë e shtëpisë.
Dhe kur themi tjegull, nënkuptojmë tjegull tradicionale prej argjile. Argjila është më arsye një nga materialet më të njohura të ndërtimit edhe në shekullin XXI. Kjo nuk është rastësi duke marrë parasysh të gjitha avantazhet që sjellin produktet e ndërtimit me tulla, si termoizolimi i shkëlqyer, mbrojtja nga lagështia dhe zjarri.
Nga shtëpitë e vjetra e deri tek ndërtesat moderne, tjegullat e argjilës mbulojnë ndërtesa të ndryshme, duke i dhënë një bukuri të veçantë shtëpive individuale, por edhe lagjeve të tëra.
Ngjyrë e cila nuk zbehet
Kur flasim për tjegulla argjile, përveç përfitimeve të sipërpërmendura, është e rëndësishme të theksohet se tjegullat Tondach janë rezistente edhe ndaj rrezeve UV! Ngjyrat natyrale të përftuara nga procesi i engobimit nuk kërcënohen nga rrezet e diellit, prandaj ngjyra është e qëndrueshme dhe ka jetëgjatësi sa vetë tjegulla.
Ngjyra nuk zbehet, sepse në temperaturat e larta në të cilat piqet tjegulla, kjo shtresë mbrojtëse bashkohet me vetë tjegullën. Produkti përfundimtar i përftuar në këtë mënyrë është maksimalisht rezistent dhe ofron një pamje estetike të bukur si dhe një mbulesë çatie cilësore afatgjatë për shtëpinë tuaj.
Pse tjegulla kafe është ende aq popullore sot?
Me të gjitha risitë dhe përmirësimet në prodhim, synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg. Ndërtimi modern priret drejt linjave më të reduktuara, dimensioneve më të mëdha të tjegullave si dhe ndryshimeve të tjera në fushën estetike. Megjithatë, ajo ende ndërtohet me ngjyra që lidhen me arkitekturën tradicionale.
Përshtatja me mjedisin natyror ka qenë gjithmonë një imperativ arkitektonik, dhe kështu ngjyrat që mund të shohim rreth nesh çdo ditë janë gjithmonë aktuale kur bëhet fjalë për ndërtimin. Tonet e ngrohta të tokës, gjethet e vjeshtës, si dhe frutat e pjekur – të gjitha këto janë nuancat e ngjyrës kafe që janë të këndshme për sytë tanë.
Prandaj, kjo është arsyeja pse çatia kafe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në shtëpitë ku janë rritur shumë breza tanë. Madje edhe sot, ky trend i ndërtimit me pllaka kafe nuk është në rënie. Përveç përzierjes me natyrën, ndërtesat e mbuluara me tjegulla kafe përshtaten në vendbanimet tashmë ekzistuese dhe njësi më të mëdha të banuara.
Tradicionalja nuk del kurrë nga moda
Tonet e ngrohta të çokollatës janë ende një hit gjatë përzgjedhjes së tjegullave për çatinë tuaj. Kur bëhet fjalë për çatinë, ajo duhet të jetë plotësuese me fasadën.
Pavarësisht nëse fasada është në tone të çelura, tjegullat kafe do të ofrojnë një kontrast të përsosur ose nëse fasada juaj është më e errët, pllakat me një ngjyrë të parezistueshme çokollate do të japin një pamje të përgjithshme mahnitëse.
Kur vendosni për tjegullat, ju vendosni për identitetin estetik të shtëpisë tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit