Veprimtari i çështjes kombëtare, politikani dhe shkrimtari shqiptar, Adem Demaçi është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, si dhe “Çelësin e Qytetit.
Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar Adem Demaçit titullin “Qytetar Nderi” si dhe “Çelësin e Qytetit” me motivacionin e intelektualit të shquar, simbol i rezistencës së gjithanëshme, për liri, pavarësi dhe prosperitet, për kontributin dhe sakrificat e tij ekstreme, dhe popullit të pavarur të Kosovës, si dhe për forcimin e lidhjeve tradicionale mes qytetarëve të të njëjtit Komb.
Në fjalën e tij të rastit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh i lumtur që i jepej mundësia që t’i dorëzonte këtë titull nderi një figure kaq të madhe të çështjes shqiptare, aq më shumë kur një ditë e tillë përkoi edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Sot kemi një rast shumë të veçantë e nuk besoj se mund të kishte rastësi më të bukur se sa Ditën tonë të Pavarësisë ta kujtojmë duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, mikut, vëllait e patriotit të madh, Adem Demaçi. Sot është një ditë e shenjuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri ku jemi sot, por kudo ku jetojnë ata në trevat tona në Ballkan apo në emigracion. Është shumë me vend që në një ditë si kjo të kujtojmë, jo vetëm ato figura që luftuan e shpallën pavarësinë tonë të parë, 104 vite më parë, por çdo shqiptar të mirë që ka luftuar për çështjen shqiptare”, u shpreh Veliaj.
Duke vlerësuar figurën e Adem Demaçit, Veliaj theksoi se ai është patriot i madh dhe një figurë qendrore në luftën për pavarësinë e Kosovës, dhe që tashmë, e ka siguruar vendin e tij të lavdishëm në historinë e gjithë shqiptarëve. Kryebashkiaku i Tiranës vlerësoi edhe sakrificën e madhe e të gjatë që Demaçi bëri gjatë regjimit ish-jugosllav, duke vuajtur një pjesë të mirë të viteve të tij në burgjet politike.
“Duke zbritur vitet e tmerrshme të burgut, pothuajse 28 vjet, e kupton realisht se çfarë çmimi të lartë ka paguar patrioti Adem Demaçi për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Unë kam pak më shumë se 28 vjeç, por e di që 28 vite janë shumë, janë tmerrësisht shumë, kur krimi i vetëm që ke bërë është të ngresh zërin për të drejtat e popullit tënd dhe njerëzve të tu. Ishte ndoshta besimi te drejtësia e kauzës për të cilën po sakrifikonte, që e bëri Adem Demaçin, Mandelën e Ballkanit, të duronte aq shumë dhe pa u dorëzuar dhe pa asnjë kompromis. Ne jetojmë sot në kohë krejt të ndryshme, lavdi Zotit! Nuk na kërkon kush të bëjmë sakrifica të këtij kalibri, kaq të mëdha. Sot, shqiptarët s’i ndalon askush që të bëjnë punë e vepra konkrete, të modernizojnë shtetet e tyre”, theksoi Veliaj.
Ai shtoi se me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, “duam në fakt t’i shprehim atij mirënjohjen dhe adhurimin më të thellë të çdo qytetari të kryeqytetit të Shqipërisë, për gjithçka ka bërë dhe gjithçka ka sakrifikuar për çështjen shqiptare”.
Nga ana e tij, Adem Demaçi falenderoi Tiranën për këtë vlerësim, duke theksuar se ka qenë një dëshirë e tij e përhershme që të gjithë shqiptarët të festonin të lirë pavarësinë e tyre. “Ju falenderoj juve, vëllezërit e pamvarshëm të Shqipërisë, të cilën e kemi dashur të gjithë, se jemi edhe ne njësoj si ata. Prandaj, dhe kënaqësia është shumë e madhe, dëshira juaj ka qenë shumë e madhe për ne, e fortë. Kemi dëshiruar që të vijmë gjithmonë, e të jemi gjithmonë këtu me ju. Ne mendojmë se nuk jemi vetëm Shqipëri dhe shqiptarë, por dëshirojmë që të jemi edhe më të plotë. Prandaj, e duam vendin tonë këtu, që të mos ta harrojmë kurrë dhe të jemi aty ku kemi lindur”, tha Adem Demaçi.
Adem Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare në kohën e ish-Jugosllavisë, duke luftuar për liritë dhe të drejtat e Kosovës dhe barazinë e saj me republikat e tjera. Për angazhimin e tij në lëvizjen politike në shërbim të çështjes kombëtare, Adem Demaçi u dënua disa herë nga regjimi jugosllav duke vuajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Ai konsiderohet edhe si “Nelson Mandela i Evropës”. Nga viti 1990 deri 1995 ai drejtoi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ndërkohë për veprimtarinë e tij në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”.
Në vitet 1998-1999 ai ka qenë një nga përfaqësuesit më të lartë politikë të UÇK-së. Ndërkohë që 2005-2007 ai mbajti edhe pozicionin e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjithashtu, përveç veprimtarisë së tij të gjatë politike në shërbim të çështjes kombëtare, Demaçi njihet edhe si shkrimtar i disa tregimeve dhe romaneve, ku spikat “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist për t’u botuar vetëm në vitet 90. Dhënia e “Çelësit të Qytetit të Tiranës” vjen edhe në 80 vjetorin e lindjes së tij./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët