Kampioni i Shqipërisë, Tirana ka arritur të fitojë ndeshjen në udhëtim te Dinamo Tbilisi me rezultat 2-0 dhe ka kaluar në raundin tjetër të eliminatoreve Ligës së Kampionëve.
Tirana ka arritur të tregohet e fortë në udhëtimin e tyre në Gjeorgji, pasi ka fituar ndeshjen me nga një gol në secilën pjesë.
Ekipi i drejtuar nga Emmanuel Egbo ishte shumë pragmatik, duke menaxhuar mirë lojën dhe në fund edhe të marr fitoren falë dy golave.
Pjesa e parë i takoi për një nuancë vendasve, por vetëm Tirana arriti të shënojë në fund të kësaj pjese.
Ishte Augustin Torassa, i cili u gjend mirë në zonën e vendasve dhe pas një gabimi të një mbrojtësi arriti ta tund rrjetën për 0-1 në minutat shtesë.
Në pjesën e dytë, Tirana ishte diçka më e mire dhe më kërkuese në kërkim të golit të sigurisë.
Megjithatë, këtë gol e arriti vetëm në minutat e fundit me anë të Marsel Ismajlgecit (86’) për 0-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Pas kësaj fitore, Tirana kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe në shtëpi do ta pres klubin serb, Cervena Zvezda. /Telegrafi/
Dinamo Tbilisi (Geo) – KF Tirana (Alb) 0:1 (half time)
Goal: Agustin Torassa (45+4)#ChampionsLeague pic.twitter.com/tNjgv9Bvbj— Dima Shariqadze (@shariqadzedima) August 19, 2020