Tirana jep 100 mijë euro për komunën e Mitrovicës

Kryebashkiaku Basha i ka akorduar 100 mijë euro komunës së Mitrovicës, për meremetimin e këtyre shtëpive. Kjo ndihmë e kryebashkiakut Basha është përshëndetur menjëherë nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, nëpërmjet një letre drejtuar kryebashkiakut të Tiranës.
“Kam kënaqësinë e veçantë që nëpërmjet të kësaj letre të shpreh falënderimin më të thellë për kontributin tuaj në aksionin humanitar ‘Ndihmo edhe Ti’, për rindërtimin e shtëpive të djegura nga lufta në pjesën veriore të Kosovës. Ju jeni bërë pjesë e rikthimit të jetës së banorëve shqiptarë në pjesën e atdheut tonë, të cilët u ndoqën gjatë dhe pas luftës nga trojet e tyre stërgjyshore, nën dhunën e falangave serbe, për çka u jemi mirënjohës për jetë të jetëve”, thuhet në mesazhin e falënderimit, nga ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, transmeton shekulli. /Telegrafi/





















































