LAJMI I FUNDIT:

Tirana e pafat, eliminohet nga Liga e Kampionëve me humbje minimale

Tirana e pafat, eliminohet nga Liga e Kampionëve me humbje minimale

Tirana ka pësuar humbje nga Crvena Zvezda me rezultat 1-0 në ‘Air Albania Arena’ në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për kundërshtarin, që kishin disa gjysmëraste, sidomos nga goditjet nga këndi.

Tirana u këndell në minutën e 19-të, kur Ernest Muçi provon me një goditje të rrezikshme në hyrje të zonë, topi shkoi ngjitur me shtyllën.


Cale dhe Hoxhallari po ashtu provuan nga distanca, por që nuk kishin sukses.

Minutat e fundit të pjesë së parë nuk sollën pothuajse asgjë dhe skuadrat shkuan me rezultat të barabartë në pushim.

Në mintuën e 59-të, ishte Muçi që kishte rast të mirë dhe vetëm shtylla ia mohoi golit.

Crvena Zvezda shënoi në minutën e 61-të të ndeshjes me Tomanen.

Pas goli mënjeherë Tirana kishte rast të barazonte me Cobinna, por ky i fundit qëlloi transversalen.

Tirana sulmoi deri në fund, por që nuk ia arriti të shënojë, ndërsa tani kalon ne Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Premier League
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori