Është e bukur, e ëmbël, ka një zë të bukur, këngë po të tilla dhe natyrisht, ka me mijëra adhurues, gjithandej... Me artin muzikor, Adelina Emini, ka filluar të merret që e vogël, duke reflektuar talent dhe lindjen e një ylli në perspektivë. Paraqitjet e saj janë të shkëlqyeshme. Nuk i numëron dot paraqitjet e saj të shumta, por thekson se kënaqësinë më të madhe e ndjen kur këndon drejtpërdrejt.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Sinqeriteti i saj na e bën intervistën edhe më reale, një hapësirë ku Adelina shpjegon aspektin e saj profesional, ashtu edhe atë sentimental. Pranon se muzika të jep një mundësi shumë të mirë për rigjenerimin dhe vijimësinë e karrierës, një strategji e mirë kjo për t’i qëndruar besnike skenës.
Një këngë interesante dhe një klip po i tillë i është servirur publikut ditët e fundit nga kjo këngëtare.
Ne, në një pasdite, e ndamë nga aktivitetet për t’ia bërë disa pyetje. Ja se ç’farë na thotë ajo…
Këtë herë me Genc Prelvukajn keni ardhur me një klip krejtësisht të veçantë, është goxha i realizuar! E kujt ishte ideja?
Ideja për realizimin e klipit ishte e produksionit ‘Pulla’, me të cilët kam patur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe jam ndarë shumë e kënaqur me punën e tyre. Xhirimet, tregimi, lokacioni dhe gjitha të tjerat, kanë qenë ide e produksionit. Deri tashti, klipi është pritur mjaft mirë dhe kam shumë komente pozitive.
Titulli i këngës është: ‘Tipsy’, kujt i referoheni më këtë?
E dija se do ta bënit këtë pyetje! Si duket, është bërë zakon që gazetarët të lidhin jetën personale me atë profesionale, e cila, zakonisht, duhet ndarë njëra prej tjetrës… ‘Tipsy’ absolutisht nuk i referohet askujt, është vetëm një titull atraktiv për një këngë të mirë dhe aty përfundon gjithçka…
Adelina, e konsideroni veten me fat që në një periudhë kohe kaq të shkurtër, keni arritur të bëni emër dhe të jeni e suksesshme?
Nuk do ta quaja fat kur një njeri arrin sukses… edhe pse thuhet që për çdo gjë në jetë duhet të përcjell fati. Unë mendoj që, edhe fatin, duhet ta ndihmosh me punë dhe përkushtim, prandaj kur të kombinohen të gjitha këto, ndoshta, edhe formula është shumë më e lehtë për të arrit deri tek suksesi…Nuk jam shumë e sigurt që po t’ia lija vetëm fatit në duar punën që kam bërë deri më tani, do të isha po aq e suksesshme, prandaj e them që duhet t’i paraprish madje edhe fatit !
Mendon se kënga të jep një famë të menjëhershme?
Jo, absolutisht, vetëm kënga nuk të jep famë… Para së gjithash mendoj që, tek ne, termi famë është bastarduar shumë, sepse nuk do të thotë që vetëm të bësh një këngë dhe automatikisht të jesh e famshme. Më pas, Kosova është vend aq i vogël sa vështirë mund t’i themi dikujt se është e famshme, apo jo! Por, prapë them, që të arrish famë nuk është e mjaftueshme të bësh vetëm këngë, gjithsesi ajo duhet të përcillet me komponente tjera.
Në këtë treg muzikor, cila është sfida juaj më e madhe?
Tregu tek ne në Kosovë, fatkeqësisht, ofron gjithçka, nuk është edhe e lehtë të notosh nëpër këto ujëra, kështu që unë sfidë në këtë aspekt e kam që të prodhoj, ofroj dhe plasoj kualitet. Për mua, e rëndësishme është që, fansat e mi, të jenë gjithnjë të kënaqur me atë që unë kam mundësi t’iu ofrojë.
Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde tani që të njohin?
E ceka edhe me herët që ‘fama’ nuk do të duhej aspak të ndikonte në personalitetin e askujt. Nuk do t’ia lejoja vetës asnjëherë që të ndryshoj veten time, sepse unë, mendoj që, pikërisht të gjithë më duan për arsyen pse ‘unë jam kjo Adelinë’. Ajo që mund ta quaj ‘një ndryshim i vogël’ është se si fytyrë publike duhesh të kesh përgjegjësi më të madhe dhe nuk mund të sillesh në publik sikur ke bërë më parë. Ky ndryshim, të bënë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm ndaj rrethit!
Përse mendon që keni gjetur kaq sukses dhe njerëzit ju pëlqejnë kaq shumë ju dhe muzikën tuaj?
Ndoshta pikërisht arsyeja e suksesit është kënga e fundit ‘Tipsy’, e cila ka ngacmuar veshin e publikut duke iu mbetur në mendje. Një këngë vlerësohet të jetë e mirë pikërisht atëherë kur nuk harrohet nga të tjerët dhe kur vazhdimisht dëgjohet me vëmendje. Unë jam shumë modeste dhe nuk kam aspak barriera që të afrohem dhe të komunikoj më njerëz poqese edhe më ndalin në rrugë…ndoshta për këtë edhe më duan, hahahhaha…
Disa njerëz të tërheqin me personalitetin e tyre, disa me mënyrën e të folurit, disa me bukurinë, e të tjerë me stilin e tyre. Po juve çfarë mendon se ju bën tërheqëse apo seksi?
Përgjigja paraprake mendoj se do t’i përshtatej kësaj pyetjeje… Mua më duan për atë që jam e afërt me publik, për personalitetin që kam ndoshta edhe për stil, pse jo?! Mirëpo, sa i përket bukurisë, apo asaj sa jam tërheqëse apo seksi, nuk jam unë ajo që do t’iu jepja përgjigje për këtë vlerësim, sigurisht duhet t’i pyesni fansat…
Cili kompliment të pëlqen më shumë: “Sa bukur këndon!” apo “Sa tërheqëse je!”?
Hahahaha, gjithsesi, ‘sa bukur këndon’, pa dyshim fare…
Shumica thonë që fama është shërbëtor i mirë, por zotërues i keq. Pajtoheni ju dhe a është fama juaj shije e ëmbël, ose ndonjëherë ka ditur të jetë edhe e hidhur?
Unë jam në fillim të karrierës sime dhe nuk mendoj që do të ishte shumë e udhës që prej tani të definoj shijet e famës.
Sa e shpërblyer ndiheni në planin profesional dhe atë personal?
Sa i përket aspektit profesional, deri më tani kam arrit krejt atë çka kam synuar, jam në përfundim të studimeve postdiplomike. Personalja, gjithnjë mbetet personale…
Ndjenja është regjisorja më e mirë e një skene muzikore, megjithëse ndonjëherë të bën të humbasësh logjikën…
Ndjenjat e mia deri më tashti nuk më kanë bërë të humbas logjikën, iu besoj shumë dhe kanë qenë sikur një udhërrëfyes i mirë për mua. Logjika humbet në momentin kur ti dëshiron dhe e bënë atë me vetëdije, ndjenjat janë për t’u kontrolluar, prandaj nuk mund t’iu vëmë faj.
Sa argëtuese janë për ju festat me zhurmë, muzikë, kërcim dhe pije alkoolike?
Sikur edhe për të gjitha moshataret e mia, ka kohë që më duken shumë argëtuese të shkoj në ndeja, të kërcejë, të argëtohem gjithnjë me vallëzim dhe me shoqëri të mirë.
Albumin e ri e paralajmëroni si diçka plotësisht tjetër dhe të ri. Çka mund të presë publiku?
Do të jetë një befasi e këndshme për ta. Vazhdimisht po e potencojmë që do të jetë diçka tjetër, andaj nuk mund t’iu prish tani surprizën, sepse ka mbet edhe pak kohë deri në përfundimin final të punës së këtij albumi.
Na tregoni diçka më shumë për veten tuaj, me çfarë zihet dita juaj, cilat janë angazhimet?
Po sikur edhe të gjithë ata që punojnë edhe Adelina ditën e fillon që në orën shtatë të mëngjesit, pasi që më duhet të zgjohem e përgatitem për punë. Pjesa më ë madhe e ditës më kalon në orarin e punës dhe pas orës 17.00, normalisht mundohem të gjej edhe pak kohë për shoqëri dhe familje. Nëse kam ndonjë angazhim ekstra, atë e kryej menjëherë, sepse kam dëshirë që punët të cilat më duhet t’i kryej sot, asnjëherë mos t’i lë për ditën e nesërme. Ditët e fundit, pas editimit të këngës, kam obligime më shumë, me intervista, emisione, apo edhe takime tjera. Përndryshe, arrij t’ia dal që të gjitha obligimet që kam t’i përmbyll brenda asaj dite.
Angazhime pune, po angazhime për veten, një lidhje dashurie ndoshta?
Jam në një periudhë që me të vërtetë, kam obligime shumë dhe, jam e angazhuar si në punë ashtu edhe në botën e muzikës.
Ke marrë ndonjëherë guximin t’i propozosh ti e para një djali?
Jo, nuk e kam marrë, e as që do ta preferoja, tek unë ende mbetet që mashkulli është mashkull dhe ai duhet ta bëjë hapin e parë…
Si duhet të jetë një mashkull që të të bëjë për vete?
Të jetë i sinqertë, i mençur, të dijë të flasë, të më vlerësoj dhe respektojë… e nuk është keq edhe të duket bukur! Hahhahha.
Cilat janë provat treguese të një dashurie të vërtetë?
Besimi dhe sinqeriteti mes dy njerëzve, kur janë këto dy elemente atëherë jam e bindur që lidhja do të funksionojë si një ‘dashuri e vërtetë’.
Nuk mendon se vjen një moment kur problemet dhe vështirësitë e “mbysin”
dashurinë?
Nëse dashuria është e fortë dhe e sinqertë mes dy partnerëve, atëherë jam e sigurt se do të arrij t’i mbijetojë gjitha sfidave që ballafaqohesh në jetë. Nuk është e arsyeshme kur e dashuron dikë të lejosh edhe ta humbasësh përballë problemeve dhe vështirësive, sepse këto do të tejkalohen më lehtë po qe se janë të bashkuar.
Hakmarrja është ndjesi që karakterizon femrat apo meshkujt?
Hmhmhm, më vjen keq, pore duhet ta them, femrat dinë të hakmerren më keq. Nuk kam arritur ende ta zbuloj arsyen pse femrat janë aq të etshme që të hakmerren!
A besoni që femra një herë në jetë dashuron?
Jo nuk është e vërtetë fare. Sepse njeriu sa të jeton edhe dashuron…
Sa herë ju është thyer zemra?
E di që nuk do ta besoni, por fatmirësisht deri më tani, nuk kanë arrit të ma thyejnë zemrën. Ndoshta, pse është vështirë të depërtosh tek ajo!
Ekziston bindja që meshkujt u frikësohen femrave të fuqishme. Sa është e vërtetë kjo?
Mund të flas më thënie të dëgjuara apo ndoshta edhe të provuara nga të tjerat, por ekziston ajo bindje që meshkujt iu frikësohen femrave të fuqishme. Ndonjëherë edhe unë mendoj që është e vërtetë kjo gjë.. ndoshta pse ata nuk kanë dëshirë të ndjehen inferior ndaj femrave, është e pranishme më pas ndjenja e frikës e cila e mund arsyen.
Çka mund ta bëjë femrën më të mençur në dashuri – dështimet në dashuri apo fitoret?
Kur njeriu mëson nga gabimet, atëherë i bie që në këtë rast edhe femra të bëhet më e mençur dhe më e fortë nga dështimet!
Si luftoni kundër melankolisë?
Duke dëgjuar një këngë të bukur!
Si reagoni kur jeni e hidhëruar?
Zakonisht hidhërimin e kaloj me heshtje.
Çfarë të shqetëson më tepër nga gjithçka që të rrethon?
Servilizmi i tepruar tek njerëzit!
Çfarë të bën të ndihesh mirë?
Unë di të kënaqem me pak, një kafe me një shoqëri që unë e dua, më bënë të ndjehem shumë mirë…
Me cilët tipa të acarohen nervat kur je në tavolinë?
Rrallëherë acarohem, sepse nuk ia lejoj vetes, mirëpo njerëzit hipokrit me të vërtetë, nuk i dua…
Ku do të doje të ishe tani?
Në bregdet, apo në ndonjë vend ku përballë kam pamje të bukur. Jemi në verë, çka mund të mendojmë tjetër, përveç pushimeve verore.
Për çka në jetë nuk keni pasur guxim, e ndoshta akoma e lakmoni atë?
Jam mjaft e guximshme për diçka që vërtetë e dëshiroj, di edhe të rrezikoj duke i patur parasysh edhe pasojat e rrezikut. Deri më tash, nuk kam ndonjë gjë që do të kisha lakmuar..
Më thuaj diçka pa qenë e detyruar t’i përmbahesh asnjë pyetjeje…?
Ndjehem shumë e kënaqur që jam mysafire në shtëpinë tuaj… po ndjehem mjaft mirë dhe e privilegjuar dhe ju premtoj që në përgjigjet e mia, jam, Adelina Emini e vërtetë, pa kurrfarë lajkash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë