Artur Ajazi
Ajo që ka ndodhur me politikën në Shqipërinë e postkomunizmit, mund të përbëjë një subjekt të mrekullueshëm për një film serial, për t’i treguar shqiptarëve si janë e si hiqen në realitet politikanët e tranzicionit demokratik.
Duke mos marrë asgjë nga demokracitë perëndimore, prej të cilave thonë se “mësuan gjithçka prej tyre”, ata me shpejtësi u konvertuan nga ish-komunistë dhe shërbëtorë të enverizmit, në “profesorë” dhe demagogë të pluripartizmit.
Politikan i mirë për ne është ai që shet pasurinë tonë, ai që shet ndërmarrjet, duke na kthyer ne në argatë në vende të tjera, por dhe në vendin tonë.
Politikan i mirë për ne është ai që di të vjedhë, të gënjejë, të premtojë dhe mos realizojë. Kurrë ne nuk kërkojmë që politikani ynë të jetë i ndershëm, pasi u mësuam me një realitet të tillë. Ata janë, në fakt, jo si i kërkojmë ne, dredharakë, finokë, mashtrues, abuzues. Fakti është se ne nuk kemi një koncept të drejt si duhet të jetë politikani ynë, ndaj ka 30 vjet që na prezantohen njerëz pa vlera dhe bëhen edhe më të këqij se kaq kur ulen në karrigen e pushtetit.
Politika jonë ka 30 vjet që është kthyer në sahan për njerëz të korruptuar, kokëfortë dhe servilë. Duke mbivlerësuar “kryetarin apo liderin historik”, krijuam politikanë servilë dhe të korruptuar. Ata që i rrethojnë janë po aq servilë vetëm para “liderit”, kurse me ne janë kapadainj, propotentë dhe tallës. Të lidhur me korrupsionin bëhen qysh ditët e para të pushtetit, por ne nuk na bëjnë përshtypje, madje nuk na bëjnë përshtypje shumë gjëra që na kanë dëmtuar deri sot.
Por, pse ndodh kjo? Cili është interesi që kemi nga kjo gjë kur shohim se na është krijuar një shtresë shumë e pasur?
Me veprime të paligjshme, ata u pasuruan. Nuk lëvizën nga politika dhe kërkojnë të rrinë në politikë mundësisht 50 vjet.
Vrapimi pas pasurisë dhe interesit personal i ka bërë “liderët” politikisht të paaftë, kokëfortë dhe servilë. Interesi personal, familjar dhe klanor i ka tjetërsuar, madje i ka bërë të mos e duan as vendin e tyre.
Ne duhet ta kuptojmë që këta “liderë” duhen larguar apo ndërruar, sepse janë bërë pengesë e zhvillimit. Duhet ta kuptojmë se duke qenë tifozë të “liderit dhe partisë” kemi humbur interesin për shtetin ligjor. Duhet ta kuptojmë se të rizgjedhësh atë që ka vjedhur dhe keqpërdorur pushtetin dhe votën, do të thotë ta dëmtosh të ardhmen. Atij që ka abuzuar dhe keqpërdorur pushtetin për përfitime personale, i duhet dhënë përgjigja e merituar njëherë e përgjithmonë, qoftë ky dhe “lideri historik”.
Shoqëria shqiptare duhet të reformohet, të sjellë emancipimin e klasës politike. Të kërkosh mbajtjen e “liderit historik” përjetësisht në politikë, të biesh në kurthin e demagogjisë tij, ke dëmtuar veten, shtetin, të ardhmen, integrimin, demokracinë, dhe ke favorizuar korrupsionin “plagën” më të madhe të periudhës 30 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A e di problemin që kam në mitër, idiote", eskalon debati mes Eglit dhe Valbonës
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti