Tifozi që e gjuajti me shishe në kokë Payetin - goditet me shuplakë nga tjetër tifoz

Kanë filluar të dalin pamje shokuese nga derbi që u ndërpre përfundimisht mes Lyonit dhe Marseilles.
Një tifoz ka goditur me shishe në kokë lojtarin e skuadrës mysafire, Dimtri Payet, duke i shkaktuar lëndime jo serioze.
Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore në minutën e 7-të, pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.
Por ky veprim i pamatur i kushtoi atij me shuplakë gojës në tribuna. Një tifoz tjetër i Lyonit shihet duke e qortuar atë para se ta godasë me shuplakë.
Lyon – Marseille është ndër derbit më të zjarrtë në futbollin francez dhe rivalitetin mes këtyre dy klubeve e dëshmuan edhe tifozët në tribuna.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































