LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Romës mbushin stadiumin me pankarta në shenjë falenderimi për Mourinhon

Tifozët e Romës mbushin stadiumin me pankarta në shenjë falenderimi për Mourinhon

Dashuria e tifozëve të Romës për Jose Mourinhon nuk ka kufi. Ata u panë me disa pankarta gjatë ndeshjes kundër Hellas Veronas, duke shprehur falënderimin e tyre në drejtim të teknikut portugez.

‘The Special One’ u shkarkua nga posti i trajnerit tek “Giallorossët” të martën e kësaj jave, duke i dhënë fund qëndrimit prej 30 muajve në kryeqytetin italian.

Mourinho shpejtë fitoi zemrat e tifozëve të Romës duke fituar Ligën e Konferencës në pjesën e parë të sezonit dhe më pas arriti të prek finalen e Ligës së Evropës në sezonin e tij të dytë.


Pankartat me mesazhe falenderimi në drejtim të Mourinhos filluan të shfaqen rrugëve të qytetit të Romës pas shkarkimit, por në të njëjtën kohë duke shprehur nervozizmin në drejtim të pronarëve të klubit Friedkins.

Në “Stadio Olimpico” ndaj Hellas Veronës, disa pankarta të ndryshme u panë duke u mbajtur nga tifozët, duke falënderuar Mourinhon dhe duke sulmuar në të njëjtën kohë bordin e klubit.

“Ne nuk kërkuam trofe, por vetëm respekt për këtë fanellë dhe tifozët. Nderoje Romën dhe lufto për njerëzit e saj!”.

“Ju e mbrojtët Romën tonë dhe na çuat drejt fitores. Lavdi e përjetshme për Mourinhon!”.

“Ishte një privilegj të të kishim në anën tonë – faleminderit Jose”./Telegrafi/

https://twitter.com/Iconic_Mourinho/status/1748757796923863231

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Kalo në kategori