Tifozët e PSG-së e vërshëllejnë Mbappen, pakënaqësi ndaj yllit francez

Tifozët e klubit francez, Paris Saint-Germain, padyshim që nuk e duan më Killian Mbape dhe kanë protestuar kundër tij sot (e shtunë) në mbrëmje.
PSG është duke luajtur kundër Strasbourgut në ndeshjen e javës së dytë të sezonit 2021/22 në Ligue 1.
Para ndeshjes, drejtuesit e klubit kryeqytetas prezantuan top pesë blerjet e reja të verës, të prirura nga Lionel Messi.
Megjithatë, në leximin e emrave të lojtarëve të formacionit titullar gjithçka nuk shkoi mirë.
E gjithë tribuna pas golit ku qëndrojnë tifozët e PSG-së e vërshëllyen yllin francez, Mbappe.
Kur folësi lexoi emrin e tij, të gjithë fishkëllenin dhe treguan pakënaqësi, pasi Mbappe ka refuzuar deri tani të rinovojë kontratën.
Mbappe ka vetëm edhe një vit kontratë dhe është lidhur me një transferim të Real Madridi. /Telegrafi/














































