LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Liverpoolit duan shitjen e yllit të ekipit në verë – propozojnë lojtarin që duhet ta zëvendësojë

Tifozët e Liverpoolit duan shitjen e yllit të ekipit në verë – propozojnë lojtarin që duhet ta zëvendësojë

Tifozët e Liverpoolit duan shitjen e një lojtari sa më shpejtë që të jetë e mundur pas humbjes ndaj Fulhamit dhe tashmë ata kanë një preferencë se kush duhet ta zëvendësojë atë.

Liverpooli pësoi vetëm humbjen e dytë të sezonit, teksa u mposhtën nga Fulhami në ‘Craven Cottage’ me rezultat 3-2.

Alexis Mac Allister hapi serinë e golave me një goditje fantastike nga distanca, para se vendasit të realizojnë tre gola të shpejtë për të përmbysur gjithçka.


Luis Diaz ngushtoi diferencën në pjesën e dytë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që mysafirët të shmangin humbjen.

Ndërpritet seria pozitive e Liverpoolit në kampionat, mposhten nga Fulhami në udhëtim
Lexo po ashtu Ndërpritet seria pozitive e Liverpoolit në kampionat, mposhten nga Fulhami në udhëtim

Ata gjithashtu kanë dhënë kritika të mëdha për Andy Robertson, i cili ishte fajtor tek goli i shënuar nga Alex Iwobi.

Reprezentuesi skocez dështoi të bënte një krosim të saktë para se të mos arrinte të mbyllte mirë hapësirat në mbrojtje.

Një tifoz shkroi në X: Është e turpshme se si Robertson nuk u zëvendësua në verë. Absolutisht  e çmendur që duhet ta durojmë këtë.

Një tifoz i dytë shtoi: Robertson ka qenë me të vërtetë fajtor për shumë gola që kemi pësuar këtë sezon, të gjithë nga gabimet.

Më parë ishte raportuar se Liverpooli po monitoron hungarezin Milos Kerkez për ta përforcuar krahun e majtë dhe duket se kjo po i pëlqen edhe tifozëve, të cilët po kërkojnë transferimin e tij në verë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alarmohen gjigantët evropianë, Guirassy ka një klauzolë speciale tek Dortmundi

Alarmohen gjigantët evropianë, Guirassy ka një klauzolë speciale tek Dortmundi

Ndërkombëtare
Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Një gol dhe tri asistime, Xherdan Shaqiri me paraqitje spektakolare ndaj Yverdon-Sport

Ligat tjera
Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

Hansi Flick kritikon dy yjet e Barcelonës për sjelljen e tyre në ndeshjen ndaj Celta Vigos

La Liga
Barcelona i bashkohet Arsenalit dhe Man Utd në garën për transferimin e yllit danez

Barcelona i bashkohet Arsenalit dhe Man Utd në garën për transferimin e yllit danez

Ndërkombëtare
Manchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Manchester United afër mbylljes së marrëveshjes për transferimin e Matheus Cunha

Premier League
Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

La Liga
Kalo në kategori