Dren Gashi ka hasur në probleme për transferimin e tij nga Flamurtari te Vëllaznimi.

Problemi nuk ka të bëjë me dokumentacion, por me tifozët Kuqezinjtë e Jakovës.


Para disa orësh ata kërkuan nga kryesia e re me në krye Agim Canën që të mos pranojnë asnjë njeri në klub, që i ka bërë dëmë klubit në të shkuarën.

Por sipas Dren Gashit, largimi i tij nga Vëllaznimi është bërë pa të drejt, pasi ai nuk është më pjesë e tifo grupit ‘Plisat’, tifo-grupi që ka pasur probleme me Kuqezinjtë e Jakovës.

26114071 1654721397919378 3166073950957877504 n Tifozët gjakovar nuk e duan askë në klubi që i ka bërë keq klubit

“Nuk do të jem pjesë e Vëllaznimit pasi tifozët e këtij klubi nuk më duan aty. Ata mendojnë që unë jam ende Plis. Kjo është arsyeja pse unë nuk do të luaj në këtë klub”.

“Prej se luaj në Superligë unë nuk jam tifoz i asnjë klubi. Në të shkuarën e kam simpatizuar Prishtinën, por nuk kam marrë pjesë në probleme”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

13330996 10207521912538345 8953158883136015566 n Gashi kur ishte pjesë e Prishtinës

Ai ka shtuar se po ndjehet keq që nuk po mund të luajë, pasi nuk do probleme me asnjë tifozëri tjetër.

Gashi në Superligë ka luajtur për klube si Prishtina, Gjilani, Drita, Drenica dhe Flamurtari dhe nuk ka pasur problem me asnjë tifozëri.

19145759 10210843833064282 1803650555532431885 n Kur luante te Drita

Me klubin gjakovar është bashkuar në stërvitje sulmuesi i Trepçës ’89, Henry Chibuze, por ende nuk ka zyrtarizim nga klubi. /Telegrafi/  

telegrafi sport app