LAJMI I FUNDIT:

A do t’i bëjë Perëndimi trysni Serbisë për ta ekstraduar Radoiçiqin?

A do t’i bëjë Perëndimi trysni Serbisë për ta ekstraduar Radoiçiqin?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë trysni Serbisë për ta ekstraduar në Kosovë Milan Radoiçiqin, i akuzuar për sulmin në Banjskë.

Ai e ka përsëritur këtë apel sidomos pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit.

Koha për t’i bërë trysni Serbisë për rastin e Milan Radoiçiqit është tani përpara se të marrë detyrën presidenti i zgjedhur amerikan Donald Tramp, thonë vëzhguesit.


Në Bashkimin Evropian duket se ka interes për ndjekjen e tij, por jo edhe garanci për rezultate.

Për Kosovën Milan Radoiçiqi mbetet thelbi i problemeve të sigurisë.

Për më shumë se një vit emri i tij lakohet si kriminel, terrorist e kontrabandist, dhe ai përmendet në akuza qofshin zyrtare apo verbale për orkestrimin e sulmeve në Kosovë.

“Të gjitha këto sulme që kanë ndodhë, po edhe sulmet në të ardhmen që ata i planifikojnë drastikisht bie gjasa që të realizohen nëse i dorëzohet institucioneve të Kosovës, Radoiçiqi”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e bëri këtë deklaratë pas sulmit të 29 nëntorit në Iber-Lepenc, kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termo-elektranën e vendit.

Kurti implikoi Radojçiqin dhe vetë shtetin e Serbisë në organizimin e tij edhe pse udhëheqja serbe e mohoi çdo përgjegjësi.

Radoiçiq ka një aktakuzë në Kosovë për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë, e cila mes tjerash e ngarkon me terrorizëm. Kundër tij ka edhe një fletarrestim.

Ajo që dihet është se gjendet në Serbi, së paku sipas autoriteteve atje.

Ndaj, Kurti pas sulmit në Iber-Lepenc kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Beogradit për ta dorëzuar në Kosovë.

Agustin Palokaj gazetar që prej vitesh përcjellë politikën evropiane thotë se gjasat që Radoiçiq që t’i dorëzohet Kosovës janë joreale.

“Kjo kërkesë apo ky kusht nga Kryeministri i Kosovës, shihet si i logjikshëm dhe i arsyeshëm pasi që Serbia nuk ndërmerr masa ndaj tyre, mirëpo Serbia nuk eksploaton asgjë në asnjë vend tjetër edhe kur janë të akuzuar për krime të ndryshme.
Kështu që, pak a shumë Bashkimi Evropian ka pasur mirëkuptim për të gjitha vendet e rajonit që nuk ekstradojnë shtetasit e tyre tek vendet tjera, me përjashtim të strukturave gjyqësore ndërkombëtare”.

Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin thotë se koha për t’i bërë presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta ndërmarrë masa kundër Radoçiqit, është tani përpara se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Tramp, ta marrë detyrën në janar.

Vogel thotë se ky presion duhet të vijë nga BE-ja, sepse kthimi i Trampit nuk pritet të sjellë ndonjë gjë pozitive për Ballkanin Perëndimor, sipas tij.

“Nëse do të kishte presion për ekstradimin e Radoiçiqit, është vështirë të thuhet, marrë parasysh marrëdhëniet e komplikuara mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk është e pazakonshme për shtetet që të mos i ekstradojnë shtetasit e tyre. Por administrata e presidentit aktual amerikan Joe Baiden dhe BE-ja duhet t’ia bëjnë të qartë Vuçiqit se është e patolerueshme që Radoiçiq të vazhdojë të jetë i lirë në Serbi”, deklaroi Vogel./Radio Evropa e Lirë/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori