LAJMI I FUNDIT:

Thyhet rekordi “Guiness”, torta prej 27 ton përgatitet në Indi

Thyhet rekordi “Guiness”, torta prej 27 ton përgatitet në Indi

Rekordi Guiness për tortën me përmasa më të mëdha në botë është vendosur së fundmi në Indinë e Jugut.

Torta e gjatë 6 kilometra e gjysmë, është e trashë 10 centimetra dhe peshon 27 ton. U deshën rreth 1.500 pastriçierë për të bërë një tortë për Guinness.


Një rrip shumë i gjatë me tortë sfungjeri u shtrua në dhjetëra tavolina të rregulluara në qytetin e Thrissur, kryeqyteti kulturor i Kerala, në jug të Indisë.

Për ta përgatitur u deshën 4 orë, 1200 kilogramë sheqer dhe miell. Ngjarja u organizua nga “Bakers Association Kerala”, e cila tani është duke pritur për konfirmimin e “Guinness World Record” për të “thyer” kështu rekordin e mëparshëm, të vendosur në Zixi.

Në vitin 2018, ata bënë një tortë me fruta të gjatë 3.2 kilometra. /oranews/