LAJMI I FUNDIT:

Thomas Tuchel me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Thomas Tuchel me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka inkurajuar Armando Broja që të vazhdojë të përmirësohet gjatë periudhës së tij të huazimit te Southamptoni.

Sulmuesi shqiptar ka kontribuar me pesë gola nga 17 paraqitjet e tij në Ligën Premier , duke lënë një përshtypje kaq pozitive sa Ralph Hasenhuttl ka pranuar se do të dëshironte të nënshkruante me sulmuesin shqiptar një kontratë të përhershme.

Megjithatë, 20-vjeçari ka një kontratë afatgjatë në Stamford Bridge dhe duket se Tuchel aktualisht nuk do të mbështeste asnjë vendim për të ndarë rrugët me sulmuesin.


Duke folur për gazetarët në një konferencë për shtyp, Tuchel deklaroi: “Ai është lojtari ynë dhe po bën mirë. Por, në të njëjtën kohë, është vetëm gjysmë sezoni, dhe ai duhet të vazhdojë të përmirësohet dhe të bëjë mirë në Southampton”.

“Ne kemi një arsye pse ata janë lojtarët tanë. Ata kanë cilësi, kanë mentalitet dhe tani ata janë atje vetë në mjedise të ndryshme, klube të ndryshme dhe duke e dëshmuar veten”.

“Armando po bëhet gjithnjë e më i mirë. Ai është një lojtar shumë unik me disa pika të forta unike në lojën e tij. Shpejtësia e tij, ai është i fortë dhe golashënues”.

“Së pari, tani nuk është momenti për të diskutuar për të. Është momenti që ai të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të përmirësohet,” përfundon tekniku gjerman.

Raportet kanë sugjeruar se Chelsea do të marrë një vendim për të ardhmen e Brojës deri në fund të javës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori