Ylli kosovar Fisnik Asllani ka gjetur rrugën drejtë rrjetës për herë të dytë në Bundesliga.

Asllani shënoi në fundin e pjesës së parë nga një pozitë shumë e vështirë për ta dyfishuar epërsinë e Hoffenheim ndaj Union Berlinit.


Pas një harkimi të Lemperle, Asllani me një goditje të bukur me kokë e mposhti portierin vendas (45+3).



Në këtë përballje titullarë janë edhe dy shqiptarët e tjerë si Albian Hajdari e Leon Avdullahu.

Hajdari fitoi penallti te goli i parë, të cilën e konkretizoi Andre Kramaric. /Telegrafi/

telegrafi sport app