LAJMI I FUNDIT:

Thimonier: Jo falje reciproke mes mafiozëve (Video)

Thimonier: Jo falje reciproke mes mafiozëve (Video)

Ligji për amnisti edhe nesër nuk do të jetë para deputetëve. Draft-teksti është gati por duhet ta shqyrtojnë dhe miratojnë organet partiak dhe ekspertët juridik. Grupi për pajtim tani për tani nuk ka informacion se kur do të publikohet i gjithë teksti i ligjit. Partia Liberal Demokrate, thotë se akoma nuk e kanë shqyrtuar tekstin por thonë se nuk do të mbështesin amnisti të tillë pasi pushteti përzihet në punë të gjyqësorit.

“Mendojmë se një herë gjykata duhet të sjellë vendim të shohim se kush është fajtor e kush jo e më pas politikanët të mendojnë se është e nevojshme që dikë ta amnistojnë nga presidenti apo nga parlamenti. Në përgjithësi është keq kur kuvendi apo pushteti ekzekutiv përzihet në punët e gjyqësorit”, tha Goran Milevski, Deputet PLD-së.

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, u pyet por nuk foli për këtë. Ai tha se për ketë ligj do të prononcohet pasi zgjidhja ligjore të jetë zyrtare.


“Ligji për amnisti akoma nuk është zyrtar, tani për tani nuk mund të them diçka zyrtare për këtë”, u shpreh Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Për amnistinë ka folur edhe ambasadori francez Thimonier. Ai thotë se ky proces duhet të bazohet në negociata të sinqerta mes partive politike dhe të sjellë stabilitet në vend.

“E gjithë kjo nuk mund të arrihet pa negociata të sinqerta mes partive të mëdha politike, por edhe duhet ta kenë qëllimin e njejtë. Dhe ajo të mos bëhet amnisti reciproke mes mafiozëve, por të jetë përmbushje e interesit të përgjithshëm. Zgjidhja mund të gjendet vetëm mes negociatave të gjëra, sepse amnistia mund të ketë edhe faza të njëpasnjëshme dhe qëllimi i amnistisë duhet të jetë pajtim i llojit të vet që është mjaft kompleks dhe duhet të sjellë koekzistencë që do të shkojë në drejtim të qëllimit thelbësor në vend. Cili është ai qëllim? Integrim evropian dhe integrim në NATO”, tha Christian Thimonier, Ambasador i Francës në Maqedoni.

Sipas informacioneve të TV21 nga rreth 70 të përfshirë në ngjarjet e dhunshme, së paku 17 persona nuk do të falen, mes të cilëve ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov dhe ish-shefi i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, të cilin dëshmitarët në seancën për “të enjten e përgjakshme” e përmendën si organizator të sulmit dhe ngjarjeve të 27 prillit. 33 persona akuzohen për dhunën në shtëpinë ligjvënëse, prej të cilëve 28 për cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Pasi që ligji të miratohet, secili i akuzuar do të ketë afat prej 5 ditëve të parashtrojë kërkesë për amnisti deri gjykata të cilët do ta vlerësojnë fajin e tyre për tu sjellë më pas vendimi./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori