Të hapurit e shpeshtë të gojës, humbja e vullnetit, lodhja e shpejtë janë vetëm disa nga simptomat të cilat i ndiejmë në periudhën kalimtare nga dimri në pranverë, por që i sjell lodhja pranverore

Për të ngritur nivelin e energjisë, po ju propozojmë pijen e shëndetshme dhe të shijshme të pasur me vitamina dhe minerale.


Periudha kalimtare nga njëra stinë në tjetrën mund shumica ta ndiejnë, ndërkaq shkaktar i saj është lodhja pranverore.

Lodhja e shpejtë, ulja e përqendrimit, hapja e gojës dhe ndjenja e vazhdueshme e nevojës për gjumë janë simptoma të cilat shfaqen, por që janë rezultat i aktivitetit të dobët fizik dhe i marrjes së pakët të vitaminave.

Një ndër ngritësit më të mëdhenj të energjisë i pranishëm në pemët dhe perimet e freskëta është vitamina C.

Pos që ndihmon me rastin e absorbimit të hekurit, është thesar i vërtetë i shëndetit, transmeton Telegrafi.

beet juice recipe 3

Për të plotësuar nevojën për këtë vitaminë dhe për minerale të tjera, ju propozojmë një pije të thjeshtë dhe të shijshme e cila zgjon nga gjumi “dimëror”.

Përbërësit e nevojshëm:

- 4 fletë të mëdha panxhari,
- 1 karotë e madhësisë mesatare e grirë në rende,
- 1 domate e shtrydhur,
- 1 lugë e vogël mjaltë,
- 2 lugë të vogla lëng limoni,
- gjysmë luge të vogël shafran,
- disa kube panxhari të kuq,
- pak xhenxhefil të grirë në rende (sipas dëshirës),
- 2 dl ujë,
- disa kube akull.

Përgatitja:

Vendosni të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash, përziejeni dhe shijoni pijen e shëndetshme energjike.

lexo po astu

/Telegrafi/